Fredi Beleri kërkon syzet: Më kanë çuar në Fier, si kam marrë dot

Kryebashkiaku i zgjehdur i Himarës Fredi Beleri ka kërkuar nga Policia e burgut të Durrësit syzet, që sipas tij i ka lënë në qelinë ku qëndronte pas transferimit në Fier. Beleri thotë se nuk ka pasur mundësi që ti marrë gjatë transferimit.

Por Fredi Beleri nuk është i vetmi i transferuar, mësohet se të burgosurit si ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako; Alqi Bllako; ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka; ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici janë transferuar nga burgu i Durrësit. Në burgun e Fierit aktualisht ndodhen ish-shefi i Policisë Oltion Bistri; ish-shefi i Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni, ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci dhe ish-kryeprokurori i Kukësit, Xhevahir Lita.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës.

Lajme të tjera |  Erdogan viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda e takimeve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us