Fshati zbrazet për një urë/ Selenicë, fshati Vodicë u shpopullua

Të braktisësh vendlindjen për një urë.

Fshati Vodicë i bashkisë së Selenicës  është duke u shpopulluar. Jo më shumë se 100 m larg nga rruga, ura e varur e cila ka më shumë se 43 vite që është ndërtuar tani e amortizuar rrezikon banorët që kalojnë mbi të.  Kavot mbajtëse të urës janë ndryshkur nga koha.

Ata pak banorë që kanë qëndruar në fshat ndihen të rrezikuar kur kalojnë mbi këtë urë e cila nuk është riparuar asnjëherë.

Ata që janë më të guximshëm siç është kjo zonjë  kalojnë me makinë mbi urë. Ndërkohë që kamionët apo furgonët kalojnë vetëm në gusht, duke i rënë nga lumi kur s’ka ujë ose mbi kafshë.

Lajme të tjera |  Zelensky: Rusia do dërgojë 100 mijë trupa në Bjellorusi, mund të sulmojë një vend të NATO-s

 “Jam e detyruar shprehet ajo që e bëjë çdo ditë, por shumë nga bashkëfshatarët makinat i lënë matanë urës , nuk i kalojnë mbi urë”, tha një banore.

Përpjekjet për të dalë nga fshati shtojnë vështirësitë e 150 banorëve të fshatit Vodicë të njësisë administrative Kotë bashkia Selenicë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us