Gazetari italian i ashpër ndaj Edon Zhegrovës: Juventus s’duhet ta kishte marrë, po paguan…

I ftuar në emisionin “Maracana” në TMW Radio, gazetari sportiv, Paolo Paganini ka kryqëzuar drejtuesit e Juventusit për merkaton. Ndër emrat që italiani thotë që ka qenë “kot”, është edhe Edon Zhegrova.

“Pa Spallettin që shpiku McKennie, një problem tjetër sepse kontrata e tij po skadon, Juve paguan për transferimet e këqija të verës. Në merkaton e verës, Kolo Muani dukej si Tom Hanks në terminal. Ai donte të shkonte te Juve, ngeci aty, pastaj nuk shkoi. Paga e David, komisionet për të, por edhe Openda, Zhegrova. Duhet të kishe marrë dikë që donte të vinte dhe e njihte tashmë mjedisin në vend të atyre të treve”, tha Paganini.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Kujtojmë se Juventus e bleu sulmuesin shqiptar nga Lille në shtatorit që lamë pas. Klubi torinez pagoi 15.5 milionë euro si fillim, ndërsa me bonuse Zhegrova do t’i kushtonte Juves plot 23 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us