Gjendet i vdekur një 38-vjeçar letonez në Shkodër, ja çfarë dyshohet

Një 38-vjeçar nga Letonia është gjetur i pajetë ditën e sotme në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Bëhet me dije se 38-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga shoku i tij, shtetasi me inicialet E.T me rezidencë në Britaninë e Madhe.

Ai po qëndronte në një banesë në lagjen “Gjuhadol” të Shkodrës, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Pasditen e sotme, shtetasi Lauris Zelvis, 52 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, ka njoftuar sallën operative të Policisë së Shkodrës, se në banesën e tij, në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë shokun e tij, shtetasin letonez Lauris Zelvis, 38 vjeç , rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Lajme të tjera |  “Dy kamikazë të PD në GJKKO thonë që do na shkrijnë”, Rama: Të merret Altin Dumani

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us