Gjendet një trup i pajetë në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër.

Policia po punon për zbardhjen e identitetit të viktimës.

Ndërkohë që kalimtarë të rastit dhe persona që banojnë në bllokun e banesave aty pranë thonë se e kanë vënë re ditët e fundit këtë person që flinte herë pas here pranë Pallatit të Sportit.

Mendohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit, pasi nuk janë vërejtur gjurmë dhune në trupin e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us