Gjenerali Bardhyl Hoxha dëshmon në GJKKO për Gërdecin: Bërzhita ishte e papërshtatshme për demontim

Gjeneral Bardhyl Hoxha, ish drejtor i drejtorisë logjistike pranë ministrisë së Mbrojtjes dëshmoi në gjykatë për procesin ndaj Mediut.

Në fillim nga prokurorët e çështjes u njoh nga një memo të përpiluar prej tij në dhjetor të 2006, ku i ishte kthyer një përgjigje nga drejtoria e logjistikës një fax-i të ardhur nga kompania amerikane, SAC.

Ajo propozonte që demontimi i municioneve të bëhej në Bërzhitë. Ndërkohë përgjigjja sipas drejtorisë logjistike i ishte kthyer në harkun kohor të 24-48 orëve, shkak sipas Hoxhës ishte që Bërzhita nuk ishte vend i përshtatshëm pasi ishte pranë banesave dhe rrugës kryesore si dhe depot nuk ishin të licensuara për te kryer këtë proces.

Në dëshmi Hoxha deklaroi se licensimi nuk ishte ndonjë akt i veçantë por merrej parasysh gjendja e depos, rrethimi me tela me gjemba dhe izolimi. Në këto kushte, Bërzhita i plotësonte këto kushte.

“Të pranishëm kanë qenë Sokrat Papadhima, specialist, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardian Mullai dhe një jurist. Nuk e di çfarë është bërë me Gërdecin sepse në atë periudhë u largova nga detyra, duke marrë një post tjetër. Kthimi i përgjigjes për 48 orë u bë pasi çështja e demontimit ishte me shumë rëndësi dhe i jepnim vëmendje çdo projekti dhe sugjerimi të mundshëm. Kishim 109 tonë municion që duhej asgjësuar.”

Në GJKKO ku po zhvillohet çështja për Gërdecin, dëshmoi edhe Fatmir Mediu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us