Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve që kërkuan pezullimin e arrestimit të Sali Berishës. Sipas Gjykatës Kushtetuese, grupi i deputetëve nuk cënohet nga konflikti dhe si e tillë kërkesa e tyre është e pavlefshme.
Në pikën 4 të kërkesës që ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkohej: “Pezullimi i masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”
Grupi i deputetëve kërkoi nga Gjykata Kushtetuese, rrëzimin e vendimit të parë të GJKKO-së dhe pezullimin e të gjithë të tjerëve që rrjedhin prej tij, në kushtet kur nuk u përfill imuniteti i deputetit dhe kur për masën “për detyrim paraqitje”, nuk u kërkua autorizim nga Kuvendi.