Gjykatës e karabinierë nga Roma në Shëngjin, zbulohet si do të funksionojë kampi 80 mijë m2 i emigrantëve

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi azilkërkuesish në zonën e Lezhës, detaje të reja kanë nisur të zbulohen, kryesisht për mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në një lidhje në Skype me “Ditarin” e A2CNN zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika.

Sipas Hoxhës pritet që zbatimi i marrëveshjes t’i kushtojë buxhetit të qeverisë Meloni rreth 200 milionë euro në vit.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.

Po ashtu sipas tij në pikën e pritjes që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosën policë italianë. Sa i përket gjyqeve, ato me shumë gjasë do të zhvillohen online, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trupat e drejtësisë të stacionohen në Lezhë.

Të gjitha kostot si në Gjadër si në portin e Shëngjinit, të gjitha do jenë kompetencë e Italisë. Në portin e Shëngjinit do të ketë një perimetër rreth 240 metër, i cili do të jetë i rrethuar dhe do bëhet një tip hot-spoti, ose tip filtri për të gjithë emigrantët. Pastaj do të kalojnë në Gjadër ku do të ndërtohet një ndërtesë që do jetë rreth 80 mijë metër katrorë dhe do jetë e gjitha kompetencë e shtetit italian, pasi do të jetë e përbërë nga personel i kuesturës së Romës dhe gjykatës të Romës.  Nuk është akoma e qartë por unë besoj se policia do jetë e transferuar atje, kurse komisionet që vendosin dhe gjyqtarët mund t’i bëjnë me video-call. Është një praktikë që është bërë normale. Edhe gjatë pandemisë shumë gjyqe penale janë bërë me video-call.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us