Në Gjykatën e Posaçme vazhdon procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili kërkon që të bëhet kreu i bashkisë. Në seancën e sotme është kërkuar përjashtimi i gjyqtarëve Erion Çela dhe Irena Gjoka. Përjashtimet e Çelës dhe të Gjokës janë kërkuar, sepse ata akuzohen për njëanshmëri.
Seanca gjyqësore për Belerin është shtyrë, me qëllim që i pandehuri Pandeli Kokavashi të japë ‘ok’ për të dhënë dëshmi në seancë. Policia ka referuar në gjykatë se nuk e ka gjetur Kokaveshin, ndërsa avokati ka sjellë një deklaratë, sipas së cilës ai ndodhet në Greqi për arsye shëndetësore. Kokaveshi ka bërë një deklaratë përpara autoriteteve greke, ku theksonte se nuk jep pëlqimin për të dëshmuar.
Fredi Beleri u arrestua 2 ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit, nën akuzën e blerjes së votave. Arrestimi dhe çështja e tij gjyqësore ka sjellë edhe tensione ndërmjet Tiranës dhe Athinës.