Gjyqi ndaj Belerit, zbulohen kërcënimet ndaj dëshmitarit dhe vëllait të tij: Dy persona kërkuan tërheqjen e dëshmisë në këmbim të azilit politi

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, i burgosur për korrupsion në zgjedhje.

Në seancën e sotme janë zbuluar dëshmitë e Abdyl Ramës, vëllait të Arsen Ramës, personi i cili u përdor nga policia në zbulimin e korrupsionit zgjedhor që Beleri bënte disa ditë para zgjedhjeve, duke ofruar shuma të mëdha parash në këmbim të votave.

Abdyl Rama duehej të ishte paraqitur fizikisht, por për shkak se rezulton të ketë dalë nga Shqipëria në datën 22 korrik, në seancën e sotme u lexuan dëshmitë që kishte dhënë para agjentëve të BKH-së.

Sipas dëshmive, Abdyl Rama ka thënë se është kërcënuar disa herë nga persona të afërt me Belerin, të cilët i kanë kërkuar që vëllai i tij, Arseni, të tërheqë dëshminë, dhe ata do i siguronin azil politik në një vend të BE-së.

Lajme të tjera |  "90 njësi të pushtetit vendor" - Propozimi: Të krijohen bashki në zonat rurale për të ndalur shpopullimin

“Dy persona që thanë se janë njerëz të afërt dhe miq të Belerit më ndaluan. Më thanë i thuaj vëllait tënd që të tërheqë dëshminë dhe ne ju premtojnë që do t’ju japim azil politik. I kërkova numrin dhe më thanë do të të kontaktojmë vetë. Njëri prej tyre më preku në shpatull dhe më tha fol me vëllain dhe të tërheqë dëshminë.

Pak ditë më pas më ndaloi njëri me motor, që dukej se kishte një armë. Dhe më shau në gjuhën greke”, thuhet ndër të tjera në dëshminë e Abdyl Ramës.

Avokati i Belerit e kundështoi dëshminë, duke thënë për mediat në përfundim të seancës se Abdyli dhe Arsen Rama janë persona me precedentë penalë.

Lajme të tjera |  Vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore do ketë dëborë! Ja parashikimi i motit për sot, si do të jenë temperaturat

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us