Goditje e rëndë për Real Madrid, humb Bellingam për një kohë të gjatë dhe është në telashe për Ligën e Kampioneve

Real Madrid ka mbajtur sot të hapur garën për titullin me fitoren 2-1 ndaj Rajo Vajekano. Por Alvaro Arbeloa ka pse të shqetësohet, pasi Xhud Bellingam do të qëndrojë jashtë për një periudhë të gjatë kohe.

Futbollisti anglez u detyrua të linte fushën e lojës për një dëmtim muskulor që në minutën e 8 të ndeshjes së sotme dhe testet kanë zbuluar se ka pësuar një këputje muskulore. Një situatë e cila parashikohet ta lërë atë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj, duke ndjekur 8 ndeshje si spektator.

Këtu përfshihen edhe sfidat e Ligës së Kampioneve ndaj Benfikës, si dhe është në dyshim edhe të paktën një ndeshje e parë e mundshme e turit tjetër të këtij turneu. Ndaj Arbeloa tashmë duhet të bëjë planet pa lojtarin i cili ishte kthyer në një element kyç të lojës së ekipit në këto javë.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us