“Grekët erdhën nga Anadolli në Greqi…, aty gjetën shqiptarët”, avokat Ngjela ndërhyn në polemikën Rama-Mitsotakis për trashëgimtarët e Platonit

Një ditë më parë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, komentoi deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Abu Dhabi, të cilat shkaktuan polemika në Greqi për origjinën e grekëve.

“Mendoni se keni monopol mbi filozofinë dhe jeni trashëgimtarë të drejtpërdrejtë të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni”, është kjo deklarata e shkëputur nga Edi Rama, i cili iu drejtua gazetarit greko-amerikan John Defterios pasi ky i fundit i shqiptoi emrin gabim dhe më pas Rama reagoi duke thënë se tonet e tij nuk kanë qenë aspak tendencioze, por vetëm humor miqësor.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Por sot në këtë polemikë ndërhyn edhe avokati Spartak Ngjela, duke mbrojtur idenë se grekët nuk ishin pasardhësit as të Platonit, as të Aristotelit, por se erdhën nga Anadolli në Greqi dhe aty gjetën shqiptarët.

Reagimi i Ngjelës

Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët që quheshin arbanë ose arbanitas; me lagjen e tyre kryesote në Athinë poshtë Aktopolit, që quhej e që quhet ende sot Plaka.

Prandaj sot…

Kot po lodhen këta injorantë shekullorë, sepse shqiptatët dhe gjuhën shqipe nuk e ka mposhtur dot askush në historinë tonë: Iliri- Arbëri – Shqipëri – Dardani (Kosovë)

Dhe mbajeni mend: Edhe Greqia arvanitase ka qenë, është e do të jetë, se edhe ata i ka mbajtur dhe mbrujtur në histori formimi shqiptar që nga Teuta e Madhe e deri sot.

Autoktonë në Greqi janë arvanitasit, kryesorët në formimin e Eladhës, të cilët edhe sot jetojnë në lagjen Plaka në Athinë, të tjetër janë të ardhur shumë vonë, dhe kuptohet se nuk janë racë e bardhë, sepse këta i ka sjellë nga Mesdheu mbreti i parë i Greqisë së pavarur: gernani Otto, sepse ashtu quhej ai.

Lajme të tjera |  Erion Braçe ankohet për sulmet me vezë ndaj deputetëve: Pak kohë më parë këtu të vrisnin po të dilje në protestë, tani...

Askush nuk e ka mposhtur dhe nuk e mposht dot shqiptarinë, sepse tani është e provuar në Oxford e në Kembrige, edhe në Harvard që, gjuha shqipe, është gjuha e parë e Evropës.

Dhe këtu mbaron çdo diskutim, por ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vuajtur nga makinacionet shekullore të Serbisë dhe të Greqisë, sepse të dy këta shtete janë ngritur mbi shtypjen barbare të shqiptarisë, e cila ka qenë autoktone në trojete veta.

Por koha erdhi te historia reale në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës. Kurse koha sot po thërret sërish për Çamërinë. Dhe thirrja e kohës gjithmonë ka krijuar histori të re për popullin, të cilit ajo i është drejtuar.

Prisni dhe shikoni…

Spartak Ngjela

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us