Greqia e ka shpallur “non grata” prej 8 vitesh, ish-kandidati per deputet i opozites shpjegon arsyet: Ja tre episodet pse u bë

Greqia ka shpallur një tjetër shqiptar “non grata” dhe ai është gazetari dhe njëkohësisht ish-deputeti i opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Më tej ai shpjegoi se çështjen e ka ankimuar në mënyrë ligjore, po e ndjek dhe do e zgjidhë, teksa u shpreh se kurrë nuk e ka bërë publike, pasi nuk ka dashur të duket si hero apo për ta përdorur politikisht.

Lajme të tjera |  “Qytetarët ikin jashtë se atje kanë mundësi më të mira”, zv.ministri: Tregu ynë nuk u ofron dot mundësi të gjithëve

“Unë nuk e kam deklaruar prej 8 vitesh por unë dua të zgjidh, interesi im nuk është të bëhesha hero duke e deklaruar, s’jam ai tip. Unë dua ta zgjidh sepse më pëlqen Greqia për të shkuar të bëjë pushime atje. Por e shoh absurde se një dokumentar përbën rrezik kombëtar për Greqinë. Në marrëveshjen për ndarjen e detit në protestë nuk jam marrë kurrë me popullin dhe shtetin grek as kam djegur flamurin grek. Ndaj nuk e kuptoj, nuk kam bërë kurrë thirrje raciste”, vijoi ai.

Në fund të shpjegimit të tij për çështjen e shpalljes “non grata”, Kalaja tha se ai ka qenë edhe kundër kandidaturës së Belerit, por masa është marrë para këtij momenti. Ai pret zgjidhjen e kësaj situate dhe daljen nga lista, teksa nënvizoi se Greqia shkeli ligjin dhe procedurat e BE, sepse ai nuk u njoftua.

“Unë kam qenë edhe kundër kandidaturës së Fredi Belerit, por nuk mendoj se jam shpallur për këtë për hir të së vërtetës, sepse jam shpallur para këtyre deklaratave. Unë besoj se do e fitoj këtë çështje, ajo ekziston atje edhe te Avokati i Popullit dhe nuk ka ende përgjigje. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për masën dhe kjo bie ndesh me ligjin dhe procedurën e BE”, përfundoi ish-kandidati i opozitës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us