Gruaja e Netanyahut i shkruan Papës: Ndërhyni për lirimin e pengjeve

Sarah Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit Benyamin Netanyahu, i ka shkruar një letër Papa Françeskut duke kërkuar “ndërhyrje personale” në situatën e pengjeve izraelite në duart e Hamasit në Gaza. Po ashtu, ajo i kërkoi Papa Françeskut që t’i bëjë thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë pengjet në Gaza dhe t’u dërgojë ilaçe.

“Shenjtëria juaj, ju kërkoj ndërhyrjen tuaj personale në këtë temë. Ju lutemi përdorni ndikimin tuaj për të kërkuar lirimin e tij pa kushte dhe pa vonesë. Ju kërkoj gjithashtu  t’i bëni thirrje Kryqit të Kuq që të vizitojë të gjithë pengjet dhe t’u japë ilaçe jetike. Ndërhyrja juaj mund të shpëtojë jetë të çmuara,”-shkuhet në letrën që ajo i ka dërguar Papës.

Lajme të tjera |  Nuk është turk, ja kush do të jetë imami shqiptar i xhamisë së Namazgjasë

Përveç Papës, Sara Netanyahu gjithashtu u dërgoi letra grave të 33 liderëve botërorë si pjesë e “përpjekjeve diplomatike” për lirimin e pengjeve.

Në luftën që filloi pas një sulmi vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor që la 1200 të vdekur, më shumë se 20,000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 50,000 janë plagosur gjatë operacioneve izraelite në Gaza. Rreth 85% e 2.3 milionë banorëve të kësaj enklave të vogël palestineze janë të zhvendosur nga banesat e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us