Grupi “bombë” për Shqipërinë, Daku: Po na nënvlerësojnë, do bëjmë mrekullira në Europian

Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, foli për shortin e EURO 2024, ku Shqipëria u pozicionoua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Duke folur për Ora News, Daku u shpreh se në Gjermani, Shqipëria, do bëjë shumë surpriza, pasi “po na marrin si ekip të lehtë.”

‘’Grup i fortë por ne si shqiptarë jemi mësu që nga fillimi skemi pas asigjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel.

Do ikim në Gjermani pa asnji shpresë se po na marrin si ekip të lehtë.

Do ikim atje dhe do bëjm shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha ndër të tjera Daku.

Lajme të tjera |  Trishtuese / U rrëzua në fushë, Edoardo Bove i thotë lamtumirë "Serie A"-së

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us