“Hiqe telefonin Damian se më shpërqëndron”, Rama kapet me dy ish-ministrat në mbledhjen e Grupit të PS: Ervin, boll i çove mesazhe policëve

Në mbledhjen e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave, kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për rezultatin e zgjedhjeve në Sarandë. Kritikat i ka adresuar ndaj deputetit të ri të qarkut Vlorë, Ardit Bido.

“Ardit, ti pate një mbështetje të fortë nga qendra, por nuk arrite pritshmëritë. Ti duhet të mësosh nga Damiani si të bëhesh i suksesshëm në zgjedhje”, citohet të jetë shprehur Rama.

Partia Socialiste fitoi me 4100 vota më shumë se partia Demokratike në zgjedhjet e vitit 2025. Rikujtojmë se mbledhja e Grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me disa debate, të cilat sollën përfshirjen e Ramës. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.

Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama. Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.

“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.

Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri në atë mbledhje që ka prodhuar shqetësim tek Rama për përdorim telefoni.

“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”, i ka thënë Rama ish-ministrit të brendshëm Ervin Hoxha.

Episodi i dytë në mbledhje lidhet me protestën e banorëve të Rrjolit.

E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama. Ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut Shkodër.

“Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.

Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij dikasteri dhe ish-ministre e Jashtme. Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Lajme të tjera |  Rama shpjegon Paketën e Maleve nga Thethi: Me 1 euro, merrni hipotekën e tokës së të parëve tuaj

Kur ministrja Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët,“zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time. Nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.

Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili. Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”./TOPCHANNEL

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us