I arrestuar si bashkëpunëtor i Artan Tafanit, GJKKO liron me kërkesë të SPAK Enio Meçaj

Me kërkesë të prokurorisë së posaçme SPAK, gjykata ka liruar nga burgu Enio Meçaj, i cili mendohet se është djali i tezes së Laert Haxhiut i arrestuar në Greqi. Aktualisht Laert Haxhiu është në proces gjykimi në mungesë në SPAK, për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit. Njëherësh Haxhia është në proces hetimi tjetër në Fier për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” mësohet se është bërë nga prokurori i çështjes Behar Dibra dhe miratuar më pas nga gjykata.

Dibra, ka pretenduar në sallën e gjyqit se Enio Meçaj nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe akuzohet për një vepër penale që s’ka rrezik. Sipas prokurorit Dibra, Meçaj nuk ka rekorde kriminale dhe si e tillë duhej ti ndryshohej masa e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Lajme të tjera |  Tentoi t'i ikte policisë, 20-vjeçari shqiptar përfshihet në aksident në Itali

Lirimi i Meçaj është realizuar nga burgu i Fierit rreth datës 29 dhjetor 2023. Meçaj është njeri i afërt i Laert Haxhiut dhe ditën e arrestimit ai ka qenë në zonën e “Astirit” në Tiranë. Emri i Meçaj del edhe tek dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë, i cili e tregon si pjesëmarrës në grabitje.

Enio Meçaj, u arrestua në muajin qershor 2023, pas ngjarjes së grabitjes së 30 mijë eurove në pikën e këmbimit valutor Exchange dhe Tele.co në Tiranë. Sipas dosjes hetimore Meçaj, i ka vënë në dispozicion autorit të dyshuar një garazh automjetesh, dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij ka penguar policinë për zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se nuk e njeh personin që ka në posedim garazhin.

Lajme të tjera |  Bllokohet rruga, 5 kilometra trafik në autostradën Elbasan-Tiranë

Gjatë kontrollit të garazhit u gjetën biçikleta dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, si dhe një automjet që rezulton i vjedhur me datë 23 shkurt 2023, në Shijak, Durrës.

SPAK, po kryhen hetime për 12 persona të tjerë që kanë kryer një seri krimesh të rënda si grabitje, vrasje, tentativa vrasje, vjedhje makinash, trafik droge dhe deri tek shkatërrimi i pronës me eksploziv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us