I kishin fshehur në kutinë e syzeve, ja si hynë këtë herë flakadanët në sallën e Kuvendit nga deputetet e opozitës

Kontrollet e imtësishme nga ana e Gardës së Republikës nuk penguan deputetët e Rithemelimit që në seancën e së hënës të fusnin sërish flakadanë në sallë dhe të shkaktonin tym e kaos.

Por, si hynë flakadanët këtë herë?
Deputeti Flamur Noka ka marë nga Albana Vokshi flakadanin, që më pas e ndezi në sallë.  Deputetja demokrate e kishte fshehur atë te kutia e syzeve, ndërsa në hyrje garda i ka kontrolluar vetëm çantën.
Zjarrëvënia në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, institucinit më të lartë kushtetues të vendit u konsiderua vepër e rëndë penale nga mazhoranca.

Minsitri Balla kërkoi që autoritetet të nisnin hetimet për këtë rast teksa materialet ju referuan SPAK-ut. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”. Për këto vepra penale dënimi arrin deri në 5 vjet burg.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 15 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us