Ideja e pazakontë lind në Arabi, Mario Mitaj zëvendëson portierin?

Mario Mitaj pritet të largohet nga Al Itihad në merkaton e verës. Zërat e parë për mbrojtësin e Kombëtares erdhën nga kampionët e AEK në Greqi, si edhe Seria A.

mitaj

Një ide e pazakontë lindi së fundmi në Arabi. Kështu tregohet se Al Itihad po mendon që t’i afrojë marrëveshje Al Nasr.

Kampionët e Arabisë ku luan Ronaldo do të përfitonin shërbimet e Mitaj. Ndërkohë vetë Al Itihad do të merrte portierin Naëaf Al-Aqidi.

Diçka e tillë duket e vështirë të ndodhë. Dhe pse Al Itihad interesohet të lirojë një vend nga lojtarët e huaj për shkak të limitit që lejohet. Vetë Al Nasr është i përmbushur sa i përket krahut të majtë të mbrojtjes.

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us