Igli Tare i “hedh grepat” serbit, gati transferimi i bujshëm për merkaton e verës

Dusan Vlahovic me shumë mundësi do të largohet nga Juventus këtë merkato verore që po vjen. Dëmtimet i kanë “zbehur” performancat e sulmuesit serb, me këtë të fundit që po mendon të ndryshojë ambient.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë klubi i Milanit. Drejtori sportiv Igli Tare ia ka “hedhur grepat” Vlahovic, teksa bisedimet me palët e treta kanë nisur, duke kërkuar më shumë informacion mbi një transferim të mundshëm.

Kontrata e serbit përfundon pikërisht në fund të sezonit dhe për Milanin do të ishte okazion. Mbetet të shihet vetëm nëse klubi kuqezi dhe Tare do të bien dakord vetë me futbollistin në fjalë.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us