“Ikën dhe më lanë vetëm në mes të katër rrugëve”, kjo ishte deklarata e fortë e bërë nga këngëtarja Ronela Hajati ndaj stafit të Radio Televizionit Shqiptar, që sipas saj, e lanë vetëm në Eurovision. Duke folur për përfaqësimin e saj, Hajati tha se nuk është mbështetur fare nga RTSH, ndërsa shtoi se ata ikën dhe lanë vetëm, ku është detyruar të paguajë dhe hotelet e stafit që kishte marrë me vete.
E ftuar në “Më ler të flas”, Ronela u ndal dhe tek komentet e bëra në Shqipëri për përfaqësimin e saj. Këngëtarja u shpreh se është lënduar nga komentet e bëra në studiot televizive, ku të ftuarit shpreheshin se ajo i kishte turpëruar në Eurovision.
Ronela Hajati: Kam dashur një skenë gjigante vetëm për mua, por ai buxhet nuk mu dha kurrë. Ma kthyen shpinën shumë njerëz. Nuk kam pasur asnjë llojë mbështetjeje. Ne duhet të rrinin edhe 4 ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë jam detyruar të paguaj hotelet e gjithë stafit vetë se stafi i RTSH iku dhe më lanë mua në mes të katër rrugëve. E kam përjetuar shumë. Kur ndodhi ajo që ndodhi në Eurovision, unë thashë se dështova. Këtu bëheshin çdo natë emisione me burra e gra të një moshe të konsiderueshme që flisnin për një gocë e thonin na turpëroi, na uli kokën.
View this post on Instagram