Ish deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka ironizuar sekretarin e përgjithshëm të demokratëve Flamur Nokën, pas sulmit që ky i fundit bëri ndaj Dash Sulës që u emërua kryeinspektor i përgjithshëm.
Noka tha se “Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figure”, shkruante ai.
Ndaj këtij postimi nuk ka munguar ironia e Edmond Spahos.
“Ka te drejte Flamuri, ata qe doktori mban afer jane zgjedhje te gabuara te tij”, nënvizon Spaho.





