Ish-kryeministri Pandeli Majko është lutur sot për Kryepeshkopin Anastas, i cili ndodhet në një spital në Athinë në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Me Zotin përpara, Hirësi!
Të uroj bekimin e Atij që i shërbeve!
Lutem për shëndetin tuaj!”, deklaroi Majko.
Zoti Majko ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë vitit 1999, gjatë luftës së Kosovës, një periudhë kur Kryepeshkopi Anastas dha një kontribut të rëndësishëm në strehimin dhe ushqimin e rreth 30 mijë refugjatëve nga Kosova.
Ndërkohë, ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton rregullisht çdo ditë në spital Kryepeshkopin Anastas, duke u lutur për shërimin e tij dhe duke ofruar mbështetje në këtë moment të vështirë.





