Çdo ditë në Itali ka lajme për mbipopullimin në burgje. Shembulli më i fundit vjen nga San Vittore, ku ka 1600 të burgosur për një kapacitet prej 800 vetësh. Vlerësimet e përgjithshme vlerësojnë se një i burgosur ka në dispozicion 5 deri në 7 metra katrorë, duke përfshirë banjën. Ndërkohë në Shqipëri – qeveria italiane ka marrë përsipër të ndërtojë një seksion paraburgimi me 20 vende që do të kushtojë 25 milionë euro për 5 vjet.
Kjo është një tjetër çudi, që rrjedh nga pakti mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut të saj Edi Rama, për të bërë të mundur menaxhimin e një emigrantëve të shpëtuar në det: 3000 emigrantë do mbahen në të njëjtën kohë në kampet shqiptare, ku nuk do ketë gra, fëmijë, të moshuar apo njerëz vunerabël. Meqenëse memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga krerët e qeverive fut në mënyrë efektive rregullat italiane dhe evropiane në Shqipëri, burgu i vogël për emigrantët duhet të respektojë rregullat italiane dhe evropiane.
Në Ministrinë e Thesarit të Italisë kanë llogaritur shpenzimet në mënyrë të detajuar: “Burgu do ndërtohet, duke marrë parasysh të gjitha strukturat dhe hapësirat e nevojshme për ngritjen e një institucioni të vuajtes së dënimit, për të qenë në gjendje të strehojë 20 të burgosur. Sipas skemës, struktura e burgjeve zë një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 6300 m2, nga të cilat 2214 m2 janë të mbuluara. Vëllimi i përgjithshëm është afërsisht 13,000 m3. Mbi këto të dhëna, është kryer një përllogaritje e shpenzimeve mbi bazën e kostove parametrike të nxjerra nga disa projekte të fundit të zhvilluara në kuadër të PNC. Përllogaritja çon në faktin se vetëm ndërtimi i burgut kushton rreth 8 milionë euro. Ndërtesa e paraburgimit, ndërtesa e destinuar për shërbime të përgjithshme dhe ndërtesa e destinuar për shërbime qendrore përbëhen nga një kat. Ndërtesa e destinuar për agjentët dhe ndërtesa e destinuar për zyrat e menaxhimit dhe akomodimin e stafit përbëhet nga 2 kate.
Ndërtesa e paraburgimit përbëhet nga 16 vende të zakonshme (nga të cilat 2 të destinuara për personat me aftësi të kufizuara) dhe 4 vende paraburgimi, të destinuara për një regjim sigurie. Strukturat do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me institucionet e paraburgimit”.
Ndërsa do të duhen 8 milionë euro për të ngritur strukturën e burgut, për ta bërë funksional institucionin e vuajtjes së dënimit duhen 25 milionë euro për 5 vite.
Giorgia Meloni dhe Edi Rama nënshkruan një marrëveshje për emigrantët në 6 nëntor. Italia do të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për të pritur emigrantët, që arrijnë në BE përmes detit. Marrëveshja do të zgjasë 5 vjet, por mund të shtohet edhe me 5 vite të tjera. Gjithashtu për të pritur emigrantët do të ndërtohet vetëm një qendër. Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë. /L’Espresso –