Izraeli beson se janë 173 persona që u kapën robër më 7 tetor, të cilët janë ende në Gaza, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu të martën për CNN.
Nga të rrëmbyerit, 17 janë të huaj dhe pjesa tjetër janë shtetas izraelitë.
Pengët izraelitë përfshijnë gjashtë fëmijë nën moshën 18 vjeç.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura beson se po mbahen edhe tre 18-vjeçarë, të cilët janë ligjërisht fëmijë, sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara.