‘Jam nëna e një vrasësi’, reagimi pas vrasjes së shqiptares shtatzënë: Si ti kërkoj falje asaj familje?

GREQI- Mamaja e 39-vjeçarit grek që dyshohet se i mori jetën partneres së tij shqiptare, Georgia Murati, ka dënuar krimin që ka bërë djali i saj. Ajo ka deklaruar se po të kishte qenë vetë e pranishme në rajonin e policisë do e kishte vrarë.

“Po të isha në rajonin e policisë do ta kisha vrarë”, ka thënë ajo për televizionin grek Mega.

E ëma e 39-vjeçarit thotë se krimi që ai ka kryer ndaj 41-vjeccares nuk mund të justidikohet me asgjë. Ajo thotë se as falja që mund ti kërkohë familjes së viktimës, nuk mund të jetë një shfajësim.

“Ndihem shumë keq me ato që dëgjoj. Nuk kam folur fare me të (me djalin). Nuk jam në gjendje të bëj asgjë tani. Është bërë një krim, është zhdukur një grua, jam shumë e inatosur. Ka humbur një vajzë, ku duhet të shkoj të kërkoj falje? Si do t’i kërkoj falje? Çfarë do t’i them asaj nëne? Më fal që ju ‘hëngra’ vajzën? E di që nuk kam përgjegjësi, por jam nëna e një vrasësi”, ka deklaruar ajo.

39-vjeçari grek që akuzohet se vrau partneren e tij shtatzënë, 41-vjeçaren shqiptare Gjeorgjia Murati, ka mohuar çdo akuzë në gjykatën e Selanikut në Greqi. Ai ka pretenduar se nuk është autori i vrasjes dhe se natën fatale, atë të ndërrimit të viteve, ka qenë në gjumë dhe se nuk e ka vrarë ai partneren e tij.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë në zgjedhje, Lefter Maliqi thirrje opozitës: Stop festa e show, koha për reflektim

Pavarësisht deklarimeve të tij, gjykata e la në burg atë dhe bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.

41-vjeçarja shqiptare ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundmi me 39-vjeçarin. Georgia ishte ishte 3-muajshe shtatzënë, në pritje të një fëmije me autorin e vrasjes së saj. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës se ndërrimit të viteve duke deklaruar në polici se partnerja e tij nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës. Partneri i viktimës më herët kishte tentuar të devijonte hetimet e autoriteteve duke deklaruar se gruaja i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.Trupi i gruas fatkeqe u gjet në një zonë të pyllëzuar brenda një bauleje, pasi ishte vrarë me thikë. Përveç partnerit së 41-vjeçarit, është arrestuar edhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar për zhdukjen e trupit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us