“Jam një baba i keq”, Dashamir Shehi rrëfehet për jetën jashtë politikës: Uroj që fëmijët t’i ngjajnë nënës së tyre dhe të jenë më të mbarë se unë

Deputeti Dashamir Shehi foli për jetën jashtë politikës duke folur për raportin me fëmijët.

Shehi është shprehur se është një ‘baba i keq’ dhe nuk ka një marrëdhënie shumë të afërt me fëmijët.

“Si baba jam një baba i keq. Do doja të isha ndryshe, një baba klasik që shkon në dark në shtëpi dhe ju përkëdhel kokën fëmijëve, por nuk jam ky.

Uroj t’i ngjajnë nënës së tyre dhe të jenë më të mbarë më familjar se unë.

Fëmijët janë jashtë dhe unë nuk jam ai lloji prindi që flet çdo natë në skype pasi fëmijët janë jashtë, nuk jam kjo lloji natyre, është defekt por nuk kam kohë ta rregulloj më.

Lajme të tjera |  “Shokët tallen me mua! Nuk më vjen TURP për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit”, zbulohet LETRA TRONDITËSE e 17-vjeçares që u vet*vr* në Gjirokastër!

Por jam shum i kënaqur me fëmijët e mi çdo gjë e kanë arritur vetë”, – tha Shehi për News24.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us