Dy anëtaret e jurisë të ‘Dancing with the stars’, Valbona Selimllari dhe Olta Gixhari kanë ironizuar njëra-tjetrën gjatë ditës së djeshme. Olta ishte duke dhënë një mendim për kërcënimin e Arnitës.
Por, Valbona ka vënë re në këtë koment një detaj dhe e ndërpreru fjalën e Oltës. Në bisedë nuk munguan ‘kunjat’ dhe ironitë.
Biseda mes Valbona Selimllarit dhe Olta Gixharit
Olta: Ti Arnita sot më vërtetove që je një koktejl i çuditshëm karakterial. Nuk do të besoja kurrë që data më e rëndësishme për ty ishte kurorëzimi si bukuroshe, sepse je natyrë shumë filozofike dhe këtë natyrë ma solle edhe në ‘Rumba’.
Valbona: Olta, ke ndonjë gjë me bukuroshet ti?
Olta: Absolutisht jo, se jam edhe vetë bukuroshe Bona, nuk e di nëse e ke vënë re.
Spektakli i njohur Dancing with the stars ka nisur që më datë 6 tetor dhe do të zgjasë për 12 javë.