Jeni në kërkim të një shtëpie? Mësoni zonat më të ‘lira’ në Tiranë

Çmimet e pronave në kryeqytet kanë njohur një rritje të vrullshme, veçanërisht në tre vitet e fundit. Ky ka qenë një realitet i prekshëm jo vetëm për qendrën e Tiranës, apo për zona të tjera si ish-blloku, zona e liqenit Artificial në të cilat çmimet janë dyfishuar gati edhe trefishuar, por edhe në zona të tjera periferike të cilat para disa vitesh mund të gjeje një banesë me çmim të arsyeshëm.

Alket Bogdani, konsulentë pronash liston në scan edhe zonat, si Fresku, Shkoza, zona ku kalon Bulevardi i ri të cilat ofrojnë aktualisht një alternativë të përballueshme për qytetarët. Veç kësaj janë edhe zona me perspektivë zhvillimi, çka do të thotë se vlera e pronës do të vijojë që të njoh rritje.

Lajme të tjera |  13 minuta sherr në telefon e bënë kandidate për deputete - Ismaili tregon si u njoh me Ramën pas përmbytjes së Vlorës

Megjithatë, thotë Bogdani në përcaktimin e çmimit final ka disa komponentë që merren në konsideratë, siç mund të jetë cilësia e ndërtimit, kati në të cilët ndodhet, lehtësitë të cilat ofron zona që mund të jenë institucione arsimore, qendra shëndetësore por pse jo dhe shërbimet e nevojshme apo bazike qe mund te jene supermarkete, farmaci, furrë buke etj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us