Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara! Ngordhën, u vodhën apo… (Dokumenti)

Zhdukja e “aseteve” të sekuestruara, është shndërruar në temën kryesore të ditëve të fundit, që pas raportimit të zhdukjes së 900 shishe verë të biznesmenit, Ergys Agasi. Rasti në fjalë tërhoqi vëmendjen dhe ngre pikëpyetje se ku përfundoi koleksioni i vlefshëm fshihej në qilarin brenda restorit në pronësi të biznesmenit të shpallur në kërkim.

Por, nuk qënka rasti i vetëm. 31 dele rezultojnë të zhdukura brenda një muaji pas asnjë shpejim zyrtar, sipas publikimeve të fundit të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Sipas dokumenteve të publikuara nga ëeb Lajm, në një ankand të zhvilluar në muajin mars, AAPSK deklaronte se kishte 87 dele për shitje, të racës Lakon Franceze, me vendndodhje në Darësh, Komuna Linzë.

Lajme të tjera |  Berisha publikon akuzat e eurodeputetit: Rama përdor familjarët për të nxjerrë para jashtë

Ankandi u anulua në të njëjtin muaj për shkak të mungesës së pjesëmarrësve, një procedurë normale në këto raste, ndërsa në prill të vitit 2025, tenderi u rihap. Por, këtë herë me një ndryshim, pasi në dokumentacionin zyrtar figurojnë vetëm 56 dele, pra 31 më pak sesa një muaj më parë.

Ku përfunduan 31 delet? Kjo është pyetja që s’merr përgjigje. Zhdukja e 31 deleve, pa asnjë shpjegim zyrtar, ngre shqetësimin dhe pikëpyetjet për administrimin e aseteve të sekuestruara. .

Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara!

DOKUMENTI
Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara!

DOKUMENTI
Jo vetëm vera e Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara!

DOKUMENTI

/Web Lajm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us