‘Ka konflikt interesi’, kryebashkiakja e Bulqizës në ‘filtrin’ e ILDKP-së pas akuzave të deputetes së PD

TIRANË– Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë ka nisur këtë të premte verifikimin ndaj kryebashkiakes së Bulqizës Festime Mjeshtri, pas akuzave të bëra nga deputetja demokrate Dhurata Çupi për konflikt interesi. Kjo e fundit i ka kërkuar ILDKP-së verifikimin e Mjeshtrit, pasi ndërkohë që ajo është kryebashkiake e Bulqizës, vëllai i saj është administrator në Njësinë Adminsitrative Ostren në varësi të së motrës. Lidhur me pretendimet e ngritura nga Çupi, ILDKP bën me dije se ka nisur hetimin.

'Ka konflikt interesi', kryebashkiakja e Bulqizës në

DOKUMENTI

Çfarw shkruante dy ditw mw parw Dhurata Çupi?

“Nisur nga situata e paligjshmërisë dhe konfliktit të interesit në Bashkinë Bulqizë, i kam kërkuar sot Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave që të fillojë urgjentisht një hetim administrativ, të konstatojë situatën e konfliktit të interesit ndërmjet kryebashkiakes në detyrë dhe administratorit të Njësisë Administrative të Ostrenit, motër e vëlla, si dhe të ndërmarrë masat e tjera ndëshkuese në përputhje me ligjin. Funksionarët e lartë publikë dhe veçanërisht të zgjedhurit duhet të ushtrojnë detyrën me integritet, transparencë dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit publik dhe jo interesave personale a familjare”.

Lajme të tjera |  Mosbindja e opozitës a bindi? Zhupa: S'presim që me një protestë të arrihet objektivi i qeverisë teknike

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us