Ka nisur stërvitjen te ish-skuadra, klubi mesazh të VEÇANTË Alen Sherrit pas rikthimit (POSTIMI)

Alen Sherri prej ditësh tashmë është rikthyer te skuadra e Cagliarit. Ish-gardiani i Egnatias mbylli huazimin e tij te Frozinone dhe tashmë do të jetë sërish pjesë e Cagliarit në Serie A, ekip që zotëron edhe kartonin e futbollistit.

Gardiani i portës do të jetë alternativë e dytë te klubi italian, teksa do të jetë zëvendësuesi i Elie Caprile, i cili në fund të sezonit me shumë gjasa do të kalojë te skuadra e Napolit dhe në këtë mënyrë do të hapej mundësia për shqiptarin që të marrë në dorë “çelësat” e portës.

Për rikthimin e tij janë mjaft entuziast te Cagliari. Klubi i ka uruar mirëseardhjen 28-vjeçarit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar kështu edhe besimin që kanë te aftësitë e tij.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

“Mirë se u riktheve sërish Alen Sherri”, ka shkruar klubi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us