Karlos Tevez nuk e do në skuadër, klubi i Superiores përfiton nga momenti për ta afruar

Santiago Puzo është pranë firmës me Teutën në Superiore. Raportimet e fundit nga Argjentina tregojnë se mesfushori me tipare sulmuese do të largohet nga Taleres, ku kishte përfunduar te rezervat.

19-vjeçari afrohet në një moment delikat për Teutën, që ka larguar një pjesë të ekipit në merkaton e janarit. Për Puzon tregohet se nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Karlos Tevez për këtë vit.

Në janarin e vitit të kaluar, argjentinasi kaloi nga Kuilmes te Taleres. Ekipi i mëparshëm ka ruajtur 40% të kartonit në rast shitje, ndërsa mbetet për t’u parë si është arritur akordi me Teutën.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us