Kategoria e Dytë ka mbyllur ndeshjet e javës së 15-të në grupin B. Në 5 sfidat e kësaj grupi janë marrë fitore të rëndësishme nga ekipet.
Pas 90-të minutave ia kanë dalë të triumfojnë Tomori ndaj Butrintit me shifrat 2-1. Po fitore ka marrë edhe partizani B ndaj Delvinës, me “Demat” që kanë triumfuar minimalisht 1-0.
Ndërkohë në përballjet e tjera gjithçka është mbyllur në barazim 1-1 mes tyre. kështu ndajnë pikët Maliqi – Oriku, Devolli – Bylis B dhe Eagle Football – Këlcyra.
NDESHJET:
Grupi B:
DELVINA – PARTIZANI B 0 – 1
MALIQI – ORIKU 1 – 1
DEVOLLI – BYLIS B 1 – 1
TOMORI – BUTRINTI 2 – 1
EAGLE – KËLCYRA 1 – 1





