KATEGORIA E PARË/ 15 gola në 6 ndeshje! Pogradeci dhuron “show” përballë Korabit, fitojnë edhe Laçi me Skënderbeun (VIDEO)

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 25-të. Në këto duele pati spektakël, teksa u shënua një total prej 15 golash.

Pogradeci fitoi me përmbysje 4-1 përballë Korabit, ndrësa 3 pikë morën edhe kryesuesit, pasi Laçi mposhti 2-1 Apolonisë dhe Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Lushnjës.

Në ndeshjet e tjera, Kastrioti u mposht në shtëpi me shifrat 2-3 kundër Besës, teksa Burreli – Iliria dhe Kukësi – Luftëtari u mbyllën në barazim pa gola.

Kështu, Skënderbeu mbetet në krye me 60 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Pogradeci i ndjek me 52 pikë, ndërsa renditja mbyllet me Kukësin, të cilët mbajnë vendin e fundit me 17 pikë.

REZULTATET

Pogradeci 4 – 1 Korabi (Pius 18′, Indio Oliveira 25′, Ogunleye 62′, Lesai 64′ / Zeqiraj 4′)

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Goli i Zeqiraj (Pogradeci 0-1 Korabi)

Goli i Indio Oliveira (Pogradeci 1-1 Korabi)

Skënderbeu 2 – 0 Lushnja (Shaqe 44′, Beshiraj 64′)

Laçi 2 – 1 Apolonia (Jiakponna 22′, Myrta 73′ / Sulo 45+3′)

Burreli 0 – 0 Iliria

Kukësi 0 – 0 Luftëtari

Kastrioti 2 – 3 Besa Kavajë (Kapllani 69′, Kasmollari 82′ / Bianor 12′, Chinwendu 19′, Hasani 63′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us