KATEGORIA E PARË/ Pogradeci s’e ndal hapin drejt misionit Superiore! Skënderbeu fiton minimalisht, ngec Laçi (VIDEO + REZULTATET)

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e fundit të javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Në duelet e zhvilluara sot pati surpriza, teksa u shënua një total prej 9 golash.

Pogradeci mori një fitore karakteri në transfertë përballë Burrelit, me shifrat 3-0. Ndërkohë që Skënderbeu fitoi minimalisht në fushën e Besës, 1-0.

Surprizë ishte barazimi i Ilirisë me Laçin, me shifrat 1-1. Ndërsa në ndeshjet e tjera, Kastrioti humbi 0-2 me Kukësin, ndërsa Korabi fitoi në shtëpi 1-0 përballë Luftëtarit.

Kështu, Skënderbeu mbetet në vendin e parë me 67 pikë, duke u ndjekur nga Laçi me 64 dhe Pogradeci me 61. Këta të fundit i afrohen më shumë vendit të dytë, çka do të thotë ngjitje direkte në Superiore.

REZULTATET:

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Burreli 0 – 3 Pogradeci (Zguro 13′, Lesai 35′)

Goli i Zguros

Goli i Lesait

Besa 0 – 1 Skënderbeu (Beshiraj 47′)

Iliria 1 – 1 Laçi (Mavanga 25′ / Myrta 77′)

Korabi 1 – 0 Luftëtari (Morina 45′)

Kastrioti 0 – 2 Kukësi (Schepanski 37′, Lamellari 74′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us