“Kathimerini”: Pse kancelari gjerman mbështet Shqipërinë dhe del kundër vetos së Greqisë?

Gjermania kundërshtoi bllokadën që Greqia i ka bërë Shqipërisë për hapjen e kapitujve me BE-në dhe si duket qëndrimi i saj nuk është kaluar lehtë nga vendi helen. Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull çështjes së integrimit të Shqipërisë.

Artikulli me titull “Berlini, Edi Rama dhe prapaskenat”, analizon faktin përse Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe është kundër vetos që ka vendosur Greqia. Në shkrim thuhet se kjo mbështetje për Shqipërinë nga ana e Gjermanisë “nuk ra si rrufe për Athinën” dhe ekzistojnë 2 arsye përse kancelari gjerman shprehu hapur kundërshtimin e tij ndaj Greqisë.

“Mbështetja e Kancelarit Olaf Scholz për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, ndërkohë që ai ishte në dijeni të vetos greke që lidhet me betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, nuk ishte një rrufe në Athinë. Javët e fundit kanë mbërritur mesazhe nga Berlini dhe Uashingtoni që Athina duhet të tregojë se po negocion me Ramën. Përgjigjia nga Athina ishte e njëjta, që Fredi Beleri të betohet, të ketë një gjykim të drejtë dhe të respektohet prezumimi i tij i pafajësisë. E para ka të bëjë me investimin e vetë Shqipërisë në reformimin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit në vend. SPAK-u, që nuk lejoi Fredi Belerin të betohet, është një organ i formuar me frymë anglo-saksone dhe financim e mbështetje gjermane. Prokurorët janë trajnuar në akademinë e FBI-së në Quantico në Virxhinia të SHBA-së, por edhe në Mbretërinë e Bashkuar në Londër. Si për amerikanët, ashtu dhe për gjermanët, SPAK është shembulli më i suksesshëm i reformës në drejtësi në Ballkanin Perëndimor”, vijon Kathimerini, që shkon më tej duke shkruar se “as nuk e kuptojnë që (SPAK) mund të bëhet mjet shfrytëzimi politik dhe që nxjerr në pah kryesisht naivitetin e Perëndimit për situatën në Shqipëri.”-shkruan Kathimerini.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Ndërsa sa i përket arsyes së dytë, media greke shkruan se qëndrimi i Scholz është më së shumti politik dhe më pak teknik.

“Arsyeja e dytë e mosmarrëveshjeve nga Berlini është më pak teknik dhe më shumë politik. Gjermania e kishte shprehur tashmë pakënaqësinë e saj gushtin e kaluar kur kryeministri Kyriakos Mitsotakis mblodhi në Athinë Samitin e Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e Presidentes së Ukrainës Volodymyr Zelensky , por pa Edi Ramën. Disa javë më vonë në Tiranë pasoi takimi i “Procesit të Berlinit” dhe Ministria e Jashtme gjermane e perceptoi nismën e suksesshme. Një arsye kryesore, e cila tregon gjithashtu përpjekjen – shpesh të nxituar – të diplomacisë gjermane për t’u përshtatur, është situata në Ballkanin Perëndimor pas shkurtit 2022 dhe pushtimit rus të Ukrainës,”-shkruan ndër të tjera “Kathimerini”.

Lajme të tjera |  Rritja e rrogave: Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

Në mbyllje të artikullit thuhet se “në anën shqiptare, megjithatë – vetëm në nivel retorik – mbahen tone të ulëta. Ditën e djeshme, në konferencën për shtyp në Bruksel, Rama e cilësoi Mitsotakis mik dhe theksoi se sipas tij çështja Beleri është diçka që mund të zgjidhet në mënyrë dypalëshe dhe jo përmes BE-së”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us