Kjo është pista kryesore që policia po heton për vrasjen e Elton Javorit në Fier

Pista kryesore ku po heton policia për vrasjen e Elton Javorit është sherri i ndodhur disa ditë me parë mes tij dhe autorit Agim Gashi, për motive ende të paqarta, konflikt gjatë të cilit ka pasur ofendime midis palëve.

Autori i dyshuar Agim Gashi e ka pritur Elton Javorin pranë banesës së tij në Fier dhe sapo ai është nisur me automjetin tip “ Porche” e ka ndjekur me automjetin  tip “ Benz” duke i dalë paralel rreth 100 metra larg banesës së tij.

Mesa duket, në këtë moment Gashi i ka folur çka ka bërë që Javori të ulë xhamin e makinës, teksa autori e ka qëlluar me një plumb në qafë duke i shkaktuar një plagë të rëndë. Edhe pse është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Fierit, nuk ka mundur të mbijetojë.

Lajme të tjera |  "Humba djalin, ç'më duhet jeta mua?!/ Dhimbja e një prindi: Edhe ata të vajtojnë për fëmijët e tyre!

Pasi autori ka qëlluar është larguar menjëherë pa ndaluar fare, ndërsa 41-vjeçari i plagosur ka ecur disa metra me makinë.

Ajo që bie në sy është se Gashi nuk është kujdesur shumë të fshehë gjurmët, pasi është identifikuar nga targat e makinës të kapura nga kamerat e sigurisë pas një krimi në mes të ditës dhe me dëshmitarë.

Autori Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç. I riu fierak që njihet edhe me emrin Agli, dyshohet se qëlloi me pistoletë pas qafe Elton Javorin në makinë. Viktima në Fier, është nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallshnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj ndërron mendje pas kritikave, heq babain nga lista e kandidatëve

Një tjetër pistë e mundshme është ajo e krushqisë së prishur, por nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us