Komisionet Hetimore/ Klosi-Bardhit: S’ka dokument që vërteton ndërhyrjen në TIMS

Sekretari i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur në emisionin “Opinion” për kërkesat e opozitës që lidhen me ngritjen e komisioneve hetimore. Klosi tha se opozita është e copëtuar dhe nuk ka një grup parlamentar, prandaj mazhoranca nuk mund të pranojë ngritjen e komisioneve. Po ashtu, Klosi shpjegoi mospranimin e 8 komisioneve, 5 prej të cilëve me vendim parlamentar, ndërsa 3 të tjera nuk u morën parasysh.

Një ndër shembujt konkretë që u përmend nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte rasti i shqetësimit të ambasadës së SHBA-së, për ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS. Në lidhje me këtë, Klosi tha se nuk ka një dokument që vërteton ndërhyrjen në sistemin TIMS.

DEBATI

Robert Rakipllari: A jeni të gatshëm të rinegocioni?

Blendi Klosi: Te pyetja e parë thatë ka një komision hetimor për…

Lajme të tjera |  KZQ e Kosovës del me njoftim të rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve në faqen e internetit

Gazment Bardhi: TIMS-in. Pse nuk e ngrini ju për shembull? A është çështje konkrete kjo?

Blendi Klosi: Po dakord, është çështje konkrete por ku është çështja konkrete?

Gazment Bardhi: Ka një shqetësim dhe një denoncim.

Blendi Klosi: Ju keni dalë, ti dhe disa kolegë…

Gazment Bardhi: Nuk kemi dalë ne mo, ka dalë ambasada e SHBA se the thashetheme. Ka dalë ambasada e SHBA-ve për të na thënë është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS.

Blendi Fevziu: TIMS-i është?

Blendi Klosi: Kush është dokumenti që e vërteton që këtu ka një problem?

Gazment Bardhi: Po të kemi dokumentin, s’kemi nevojë të hetojmë. Komisionet hetimore prandaj ngrihen, që të marrësh dokumentin.

Lajme të tjera |  Mori 10 mijë euro për nxjerrjen e naftën e sekuestruar nga Tunizia, arrestohet polici në Durrës!

Blendi Klosi: Prandaj pra ky është gabimi.

Blendi Fevziu: Nga të gjitha komisionet hetimore që mbaj mend unë, nga shkrime gazetash janë ngritur. E ka ngritur amabasada e SHBA-së, ka thënë shumë e shqetësuar.

Blendi Klosi: Për çfarë, konkretisht?

Blendi Fevziu: Ka futur duart në TIMS.

Blendi Klosi: Kush? Ta them edhe këtë tjetrën, kemi thënë për komisionin për investitorët strategjikë. Hajde e marrim dhe kush ka marrë investitorë strategjikë t’i bëjmë copë.

Gazment Bardhi: Të dhimbset Pëllumb Gjoka ty?

Blendi Klosi: Heto rastin, këtë thotë kushtetuta dhe ligji. Merr një rast për të shqyrtuar, një çështje të veçantë. Hajde e marrim tani të gjithë investitorët strategjikë dhe po doli gjë mirë, po s’doli, t’i bëjmë copë të gjithë investitorët strategjikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us