Kosova vishet kuqezi për Ditën e Pavarësisë

Prishtina vishet kuqezi në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Një flamur gjigant është vendosur në qendër të kryeqytetit të Kosovës ndërsa rrugët janë zbukuruar me flamurin kombëtar.

Më herët flamuri kuqezi u vendos dhe në Komunën e Luginës së Preshevës ndërsa një atlet, Erzen Zyberaj do niset nga Kosova drejt Shqipërisë në këmbë për të festuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar prezencën e tij në Vlorë, ditën e nesërme.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us