Kostas Passaris shqiptar, kush është ‘famëkeqi’ që mediat greke e krahasojnë me Laert Haxhiun

Laert Haxhiu është krahasuar nga mediat greke me një vrasës grek e famëkeq, të identifikuar si Kostas Passaris. EsspresoNews në artikullin dedikuar të rrezikshmit shqiptar e nis më fjalinë: Passarisi shqiptar është Laert Haxhiu, i burgosur në burgjet e Koridhalos, kokën e të cilit e kërkon mafiozu shqiptar Aldo Bare për 1 milion euro.

Por kush është Kostas Passaris që e përmend gazetari grek Vassilis Chitos?

Kostas Passaris, i lindur më 9 mars 1975 është një vrasës, grabitës dhe hajdut grek, i cili pushtoi fuqishëm opinionin publik grek në vitin 2001, kur vrau dy oficerë policie dhe plagosi rëndë një oficer burgu. Sot ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Krajovë të Rumanisë.

Passaris ka lindur në Athinë. Babai i tij ishte grek, ndërsa nëna e tij rumune. Problemet me ligjin filloi të kishte shumë herët, pasi që në fëmijëri kishte sjellje kriminale. Në moshën 15-vjeçare ai u dërgua në riedukim për gjashtë muaj, kur policia i gjeti sende të vjedhura në shtëpinë e tij. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në Regjimentin e 29-të të Këmbësorisë në Komotini, ai u akuzua për vjedhje brenda dhe jashtë kampit. Në fillim të vitit 1995 arrestohet nga Stratonomia (ish-ESA) dhe burgoset në burgun ushtarak të Avlonës, nga ku arriti të arratisej. Ai u shpall dezertor në kërkim.

Më pas ai ka nisur të kryejë grabitje me armë dhe vjedhje. Më në fund, policia arriti ta arrestonte në fund të vitit 1996, pas një ndjekjeje aventureske, pasi kishte grabitur një grua jashtë Stacionit Elektrik në Kallithea.

Dënimin e kreu në burgun e Kasandrës në Kalkidhiki. Aty u takua me të dënuarin rumun Nicolae Gorea, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Passaris dhe Gorea u liruan nga burgu së bashku në vitin 1999 dhe së bashku me një rumun tjetër, Ion Vasili, rifilluan grabitjet. Në periudhën 1999–2000, të tre ata kryen një sërë grabitjesh me armë në hotele, këmbime valutore dhe agjenci udhëtimesh në qendër të Athinës.

Më 19 shkurt 2000, tre grabitësit u pikasën nga policia në sheshin Vathis. Pas një shkëmbimi të shtëna me armë zjarri, dy policë u plagosën dhe u vra Ion Basili. Passaris dhe Gorea arritën të shpëtonin. Pas përleshjes, Passaris kishte telefonuar në televizionin Alpha dhe kishte kërcënuar policinë me hakmarrje duke thënë: Do vras ​​tre policë për t’u hakmarrë!

Tre ditë më vonë u arrestua në sheshin Amerika. Ai kishte me vete një pistoletë dhe një granatë. Po atë pasdite, oficerët e policisë vrasin Nikolae Gorean në një përleshje të armatosur në Petrograd, pasi ai refuzoi të dorëzohej. Kështu, të dy miqtë dhe bashkëpunëtorët e Passaris vdiqën nga të shtënat me armë zjarri nga policia, vdërsa vetë Passaris u dërgua në burgun Koridalo.

Në Koridhalo, Passaris ishte një nga të burgosurit më të vështirë dhe të padisiplinuar.

Pas ankesave së vazhdueshme për kriza epileptike, më 7 shkurt 2001, këshilli gjyqësor kompetent miratoi transferimin e Passaris në spital. Dy shefa roje të Departamentit të Migracionit, Athanassios Drakopoulos (47 vjeç) dhe Dionysios Alevizopoulos (49 vjeç) dhe oficeri korrektues i Ministrisë së Drejtësisë Andreas Fysekis (33 vjeç) morën përsipër shoqërimin. Nuk dihet se si, Passaris kishte arritur të siguronte një pistoletë. Me të hyrë në spital dhe me pranga, ai ka arritur me lëvizje të shpejta të qëllojë dhe vrasë dy policët, si dhe të plagosë rëndë Fisekisin, i cili në fund ka mundur të mbijetojë.

Passaris u arratis duke përfituar nga konfuzioni dhe paniku dhe vazhdoi veprimtarinë e tij kriminale me grabitje, por edhe me vrasjen e prostitutës bullgare Blanka Slavtseva.

Më 28 gusht 2001, në një farmaci në Kypseli në rrugën Pipinou 19-21, Passaris qëlloi dhe vrau mikrobiologen 50-vjeçare Maria Safou, duke plagosur rëndë motrën e saj, farmacisten Argyro Christakou, e cila mbijetoi edhe pse mori 5 plumba.

Duke iu shmangur arrestimit, Passaris u largua nga Greqia në shtator 2001 me një pasaportë false dhe u arratis në Rumani, duke vazhduar grabitjet. Në orët e para të 25 nëntorit 2001, gjatë një grabitjeje në një shkëmbim valutor në Bukuresht, ai vrau pronarin dhe një punonjës dhe u largua me 16,000 dollarë. Policia rumune, në bashkëpunim me policinë greke, arrestoi një bashkëpunëtor të tij, i cili i çoi te Passaris, që u arrestua në një bastisje. Pasi u arrestua dhe u mbajt në gjyq për disa muaj, ai më në fund u soll në një gjykatë të Bukureshtit dhe u dënua me burgim të përjetshëm për grabitje dhe vrasje, ku mbahet dhe sot.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us