Kreshnik Spahiu: Rama nuk e krijoj nga vetja shtetin bektashi por ja kërkuan …

Juristi Kreshnik Spahiu tregoi arsyet që e çuan kryeministrin Edi Rama në shpalljen e idesë së krijimit të shtetit bektashi në Shqipëri. Sipas tij, Ramës i është kërkuar kjo nga ndërkombëtarët.

”Barazia e besimit janë perifrazuar në preambul. Shpallja e një shteti jo fetar por sekti prish balancat e harmonisë fetare. Edhe doktrina në bazën e tyre kanë Kuranin, thënien e profetit dhe 5 shtyllat e islamit. Krijimi i një shtetit, sekti fetar, qoftë brenda fesë islame, nuk bën gjë tjetër veçse vendos në pozita ta pabarabarta. Dhe në këtë kontekst prish balancat kushtetuese.

Kam një pyetje? A fiton Rama personalisht, politikisht, si parti me këtë tezë? Çdo lider politik, edhe i një partie simbolike di të bëjë llogaritë dhe të sondojë se me një ide fiton apo humbet. Me këtë ide edhe socialistët janë kundër.

Lajme të tjera |  Ish-nënkryetari i PD-së: Dy arsyet përse Rama nuk duhet të largohet nga pushteti

Janë myslimanët, katolikët, ortodoksët, edhe vetë bektashitë dëgjova nga përfaqësuesit e Kryegjyshatës nuk kemi marrë pronat. Nuk na njohin tha në Kosovë as në Maqedoni, as pronat. Në gjithë këtë ide, Rama ka aq mjete që 99% e publikut në Shqipëri janë kundër.

Një kryeministër i cili është nga politikanët që punon më shumë me mediat dhe sondazhet, çfraë interesi ka Rama ti hyjë një sipërmarrje personale nëse humbet 80% të elektoratit. Është një forcë e jashtëzakonshme diplomatike që ia kanë sugjeruar Ramës për ta lançuar.

A do ta implementojë Rama dhe do imponohet politikisht për ta realizuar. Apo thjesht ka bërë qokën diplomatike dhe do thotë populli nuk e do si ide. Dhe do justifikohet tek ata që ideja është e paimplementueshme dhe e ka si koncesion diplomatik”, tha Spahiu në ‘Repolitix’.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us