Krimi në Burgun e Peqinit, Mjacaj kërkonte siguri për jetën! Armën e hodhi pasi iu dha ‘besa’

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjacja në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Mësohet se autori i ngjarjes pas kryerjes së krimit nuk ka pranuar të dorëzohet duke bërë rezistencë pasi ka kërkuar siguri për jetën. Kështu negociatat kanë nisur pas mbërritjes aty të drejtorit të Burgut të Peqinit, i cili e ka garantuar se nuk do të vritet.

Pas kësaj, Sokol Mjacjes i janë hedhur prangat brenda qelisë ku ishte futur dhe ai i ka vënë vetë në duar, më saktë ka prangosur njërën dorë ndërsa tjetrën e ka lidhur tek hekurat e qelisë. Më pas ka hedhur në tokë pistoletën me mulli me të cilën ekzekutoi Arben Lleshin. Në këtë moment është bërë e mundur ndërhyrja e Policisë së Burgjeve, e cila e ka arrestuar.

Lajme të tjera |  Meta bëhet nostalgjik në qeli, poston foto nga ngjitjet në male

Pas kësaj, Mjacaj është dërguar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Polocisë së Elbasanit. Ende po merret në pyetje, por ende nuk ka treguar se kush pagoi për vrasjen e Arben Lleshit? Kush e ndihmoi të fuste armën? A kishte bashkëpunëtorë brenda burgut?

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Arma e krimit është futur në ambientet e burgut me dron.

Mjacaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Biss”, por me sa duket kishte dhe një mission për të kryer. Vrasësi Sokol Mjacaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us