Kritikët kundër tij, por shifrat i japin të drejtë Oltijon Kërnajës! Punë spektakolare nga trajneri tropojan, Partizani dominoi bindshëm ndaj Elbasanit (STATISTIKAT)

Partizani barazoi 2-2 kundër Elbasanit, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Një sfidë që prodhoi gjithçka përveç fituesit.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja shkëlqyen në këtë supersfidë duke treguar punën e mirë të bërë nga tropojani, paçka se tifozët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. E megjithatë shifrat janë ato që flasin drejtë, duke treguar se Partizani ka qenë dominues ndaj verdhebluve të Gvozdenoviç.

Skuadra kryeqytetase dominoi lojën, duke mbajtur 61% të posedimit të topit, kundrejt 39% të Elbasanit. Të kuqtë regjistruan gjithashtu më shumë aksione sulmuese, duke arritur 18 herë në zonën kundërshtare, ndërsa Elbasani vetëm 8.

Në aspektin e pasimeve, Partizani ishte dukshëm më i saktë, me 84% pasime të sakta (310 nga 371), krahasuar me 77% të Elbasanit. Po ashtu, vendasit realizuan më shumë pasime progresive dhe drejt zonës finale, duke treguar iniciativë të vazhdueshme në ndërtimin e aksioneve.

Edhe në lojën e hapur, Partizani ishte më aktiv, me 64 posedime, përballë 55 të miqve, si dhe me më shumë aksione të gjata që sollën presion konstant në mbrojtjen elbasanase.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Megjithatë, pavarësisht epërsisë në statistika dhe kontrollit të lojës, Partizani nuk arriti ta konkretizojë dominimin me fitore, ndërsa Elbasani u tregua efikas në momentet kyçe, duke marrë një pikë të vlefshme nga transferta.

Kritikët kundër tij, por shifrat i japin të drejtë Oltijon

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us