Kryesia e PD-së mblidhet nesër për vendim urgjent, Berisha paralajmëron revolta: Në gjak për votën!

Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje urgjente të Kryesisë. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 13:00, ku në rend dite do të jetë diskutimi për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun.

“Përshëndetje miq. sot  ne ora 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe qëndrime për situatën e rende politike pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të kryesisë së PD.

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi gjithashtu mbledhjen e Kryesisë së PD-së gjatë foltores së radhës me demokratët e Elbasanit. Berisha bëri me dije mbledhjen e cila do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave që nuk do të ndalen deri me largimin e Ramës.

Lajme të tjera |  Paketa e Maleve, Rama nga Thethi: S'ka anulim. Do të sqarojmë të gjitha të pavërtetat

“Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës.”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us