Qyteti i Kukësit është mbuluar nga mjegulla e dendur mëngjesin e sotëm duke krijuar vështirësi në qarkullim. Shkak për këtë situatë janë bërë temperaturat tepër të ulëta dhe ndalimi i reshjeve të dëborës. Mjegulla mbuloi edhe “Rrugën e Kombit”, një pjesë e së cilës ka pasur dendësi të madhe të mjegullës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Nga Fushë Dukagjini e deri në Tunelin e Kalimashit dendësia e mjegullës është e madhe. Në të tilla raste këshillohet që drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor për shkak të kufizimit të fushëpamjes deri në 30-40 metra. Mjegulla ka mbuluar edhe siperfaqen ujore të liqenit të Fierzës.