Kush është vajza që i çonte ushqime Sokol Mjacajt, hera e fundit ishte në datën…

Në dëshminë e drejtorit të burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, del në skenë dhe emri i një vajze që shkonte në burg që të vizitonte Sokol Mjacajn. I dënuari me burg përjetë, ka zhvilluar 5 takime për vitin 2023, i fundit ka qenë në datën 25 Gusht. Sa i përket futjes së ushqimeve kjo ka ndodhur nga dy persona. Vetëm një herë, më 1 Shtator, i ka dërguar i vëllai Paulin Mjacaj.

Ndërsa në 4 raste të tjera ia ka dërguar një grua. Ajo është prezantuar si kushërirë e Mjacajt, ndërsa më 16 Nëntor, që rezulton edhe hera e fundit, është prezantuar si mikeshë. Sipas Hoxhës, gruaja në fjalë quhet Ilda Rapo.

“Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023. Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vëllai Paulin Mjacaj, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo. Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që t’i pranojë ose jo ushqimet. Për rastin konkret, për periudhën që unë jam në detyrë nuk ka pasur rast të tillë, duke u bazuar në informacionin paraprak që kam marrë. Në dijeninë time për këtë periudhë nuk ka pasur asnjë konflikt”, tha drejtori.

Lajme të tjera |  Vlorë/ Ermal Dredha flet për situatën:55 persona janë evakuuar. Do te kete mbështetje financiare për familjet e dëmtuara

Dhe në këtë moment, mbetet mister si u fut arma në burg. Hoxha pranon që skaneri ka qenë i prishur në momentin që ai ka marrë detyrën dhe është rregulluar vetëm para disa ditësh. Sipas tij, kur një familjar sjell ushqime për një të burgosur kalon në disa procese.

“Behet regjistrimi i të dhënave të personit, i cili sjell ushqimet tek postoblloku në hyrje të rrethimit të jashtëm të IEVP-së. Shoqërohet personi për në vendin e kontrollit që është para hyrjes në regjimin e brendshëm. Atje bëhet kontrolli i të gjitha sendeve dhe i kalohen të burgosurit nga punonjës policie me detyrë kontrollor dhe i jepen të burgosurit. Po skanohen, por skaneri ka qenë me defekt që nga data 21.10.2023. Skaneri është rregulluar përpara 3-4 ditësh. Monitorimi kryhet me kamera sigurie dhe me punonjës policie të cilët bëjnë vëzhgimin nga sipër. Ambientet monitorohen me punonjës policie dhe me kamera. Kontrollet bëhen periodike, sipas informacioneve që kemi”, u shpreh ai.

Lajme të tjera |  Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi, shpërndahen 6 milionë euro më pak për bonusin e bebeve

Në dëshmi, Hoxha thotë se mund të ketë pasur një neglizhencë në ndonjë moment nga punonjësit e policisë kur është futur arma.

“Nuk mund ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë patur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me dedektor dore”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us