Kush ka ‘futur’ duart te paratë publike? KLSH kalon në sitë 155 institucione, nga Tatimet, Doganat dhe Bashkitë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë publike listën e institucioneve që do të kalojnë në filtër përgjatë këtij viti, për të parë se si janë menaxhuar fondet publike. Në programin e veprimtarisë audituese për vitin që sapo kemi nisur janë në listë një sërë institucionesh të rëndësishme përfshirë Bankën Shqipërisë, Fondin Shqiptar të Zhvillimit, institucionin e Hipokekës dhe një sërë bashkish të vendit, që drejtohen në shumicë nga ana e socialistëve. Nën auditim pritet që të kalojë edhe Radio Televizioni Publik Shqiptar, ndaj të cilit ka pasur vazhdimisht akuza për abuzime me menaxhimin e fondeve.

Një pjesë nga lista me 155 institucione që pritet të auditohen:

Lajme të tjera |  Pas përmbytjeve dëmtohet hidrovori i Vlorës, shpërthen punonjësi: Njerëzit hedhin plera, janë derra!

Banka e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit, Thesarit dhe Kontrollit të Brendshëm

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Drejtoria e Shërbimeve Spitalore Universitare

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

Akademia e Shkencave

Prokuroria e Përgjithshme

Fondi i Kujdesit Shëndetësor

Gjykata Kushtetuese

Universiteti i Tiranës/ Fakultetet

Ministria e Brendshme

Autoriteti i Konkurencës

Agjensia e Prokurimit Publik

Avokatura e Shtetit

Bashkia Shkodër, Belsh, Tiranë, Pustec, Skrapar, Kolonjë etj.

Periudha e auditimit do të jetë e ndryshme, duke nisur nga vitit 2019 deri në vitin 2023. Auditet e KLSH kanë shërbyer në jo pak raste si indicie për prokuroritë që të ndërmarrin hetime në lidhje me zyrtarë të ndryshëm. Raportet gjithashtu lënë një sërë rekomandimesh për t’u përmbushur nga ana e institucioneve.

Lajme të tjera |  Përmbytet Ballkani, shkon në 19 numri i viktimave në Bosnje

LISTA E PLOTË:

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us