Kush mungon sot në protestën e opozitës

Ka nisur përpara Kryesisë së Kuvendit protesta e njoftuar nga opozita. Në këtë protestë është vënë re mungesa e Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi se ata që do ta mbështesin sot përmes një proteste janë të paktët, duke e cilësuar një grup modest dhe duke bërë thirrje që në të ardhmen ata të jenë më shumë ashtu sikur nisi beteja e opozitës para 2005-ës. Gjithashtu vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha është shfaqur sot në Kryesinë e Kuvendit për të protestuar.

Ndërkohë ka nisur mbledhja në Këshillin e Mandatave, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin deputetit Sali Berisha që ti hapet rrugë masës së arrestit ndaj tij. Berisha nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatët e tij.

Lajme të tjera |  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe tre të tjerë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us