Kushte atmosferike të paqëndrueshme, reshje të herëpashershme shiu në gjithë territorin! Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

moti me shi

Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, megjithatë nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohen në mënyrë të herëpashershme prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në qendër e perëndim reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindja – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 9 m/s.

Lajme të tjera |  Marjana Koçeku rrëfen largimin nga PS: Protesta më bindi, nuk ndihesha më pjesë e kësaj force politike

Valëzimi ne det do te jete iforcës 1-2 ballë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us